E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp refuzon Premierligën

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë e kalimit në Angli duke theksuar se Bundesliga është liga më atraktive në Evropë.

Skuadra e Kloppit impresionoi me lojë në barazimin 1-1 me Manchester Cityn të mërkurën mbrëma. Ai më herët ishte përmendur si kandidat për postin e menaxherit të Liverpoolit para emërimit të Brendan Rodgersit. Strategu gjerman ka theksuar se nuk është i interesuar të angazhohet në Premierligë.

“Mendoj se parajsa e futbollit është Bundesliga gjermane. Ne jemi liga më atraktive e futbollit në Evropë. Nuk mendoj të punoj në Angli”, deklaroi Klopp për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›