Shkëputet Trepça ’89

'Xehetarët’ të enjten e kanë mposhtur si mysafirë në Gjakovë Lirinë me rezultat 0:2 – në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë.
Fitoren mitrovicasve ia sollën Lorik Maxhuni, i cili në minutën e 15-të e shënoi golin e parë për ekipin e tij, dhe Isuf Llumnica që e realizoi golin e dytë në minutën e 85-të të takimit, prej një kundërsulmi.
Kështu, pas tetë javësh skuadra e Gani Sejdiut mbetet e vetmja e pamposhtur në Superligë, me vetëm dy barazime.
Kështu, Trepça ’89 e përforcoi pozicionin e saj në krye të tabelës me 20 pikë, katër më shumë sesa rivali i saj për titull, Prishtina.
Ndërsa kjo ishte disfata e katërt për Lirinë, e cila nuk din për fitore prej javës së parë të kampionatit, derisa i ka regjistruar tri barazime, dhe kështu mbetet në kuotën e vetëm 6 pikëve.