Runi pret dënimin e federatës
28/12/2004
Sulmuesi i Mançester Junajtid Uejni Runi duket se do t’i duhet të presi deri ditën e mërkurë për të kuptuar vendimin e Federatës Angleze të Futbollit. Pas ndërhyrjes së dyshimtë që talenti 19 vjeçar ka bërë në dëm të Tal Ben Haim gjatë takimit kundër Boltonit në “Old Traford”, ndoshta federata mund të japi menjëherë dënimin e merituar. Ndërkohë, gjyqtari i takimit Dermot Galager nuk ka arritur të ndjek me vëmendje shtyrjen brutale të Runit ndaj lojtarit të Boltonit, por do t’i duhet edhe atij të jap raportin e tij përpara komisionit disiplinor të federatës angleze. Meqenëse federata nuk do të jetë në gjendje që të japi këtë vendim deri ditën e mërkurë, atëherë Runi do të jetë i gatshëm për Sir Aleks Ferguson në takimin e sotëm kundër Aston Vilas. Ndërsa, trajneri i Boltonit Sem Alardajs ka bërë të ditur se Runi ishte me fat që i shpëtoi një kartoni të kuq për ndërhyrjen e shkaktuar. “Unë e pranoj se Tal u rrëzua në fushë me shumë lehtësi, por nuk mund të mos e vë në dukje se Runi ia shtyu dorën në fytyrë, ka thënë Alardajs. Për mendimin tim ai ishte shumë me fat që shpëtoi pa u dënuar nga ky veprim sepse nëse gjyqtari do ta kishte parë, atëherë ai mund të dilte nga fusha me kartonin e kuq”. Sipas pamjeve televizive duket qartë se kontakt midis dy lojtarëve ka patur. “Trajneri im tha shumë në lidhje me incidentin e ndodhur dhe prandaj unë nuk kam asgjë për të shtuar”-ka thënë vetë lojtari Ben Haim. Nëse ky veprim agresiv nga ana e sulmuesit tpërfaqësueses angleze do të gjykohet si sjellje e dhunshme, atëherë ai do të skualifikohet për tre ndeshje. Po ashtu sjellja agresive e treguar prej Runit në fillimin e këtij sezoni është vënë në dukje edhe gjatë takimit miqësor me Spanjën në muajin nëntor. Gjatë atij takimi të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” sulmuesi 19 vjeçar shkaktoi një faull kundrejt mesfushorit spanjoll Hoakin pikërisht përpara syve të gjyqtarit. Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka shtyrë edhe portierin Iker Kasijas para se të linte terrenin e fushës. Pastaj para se të ulej në pankinë i ka dhënë një shqelm të fortë parrullës, e cila ishte vendosur pranë fushës së blertë për nderim të ish-futbollistit anglez Emilin Hjuxh që kishte vdekur ditë më parë.