E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labinot Haliti afër Dinamos së Zagrebit

Mbrojtësi kosovar Labinot Haliti që aktivizohet në kampionatin Australian pritet që shumë shpejt të transferohet te skuadra kroate, Dinamo Zagreb, shkruan e përditshmja kroate "24 sata", që i referohet mediave australiane që njoftojnë se Haliti tashmë ka udhëtuar në drejtim të Kroacisë.
Nuk është e sigurtë nëse 22-vjecari nga Prishtina do të nënshkruajë menjëherë kontratë me skuadrën më të famshme kroate, apo do të qëndrojë aty për një periudhë prove.
I lindur në vitin 1984 në Prishtinë, Haliti është një futbollist që mund të përshtatet fare mirë në të gjitha pozitat në mbrojtje. Karrierën e kishte filluar si sulmues, por me kalimin te Neëcastle Jets është shëndrruar në një mbrojtës dhe tani luan në qendër të mbrojtjes. Në Australi ai konsiderohet si një nga yjet e reja të futbollit Australian, ndërsa edhe trajneri i kombëtares shqiptare Otto Baric kishte treguar interesim për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›