E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatorja e 24 marsit, afro 100 tifozë sllovenë të pranishëm

Albania-Sport - Rreth 100 tifozë sllovenë do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur kombëtaren e tyre në ndeshjen me Shqipërinë me 24 mars 2007, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2008, që do të zhvillohet bashkarisht në Zvicër dhe Austri.
Këtë e bëri të ditur sot një nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili i referohet deklaratës së homologut slloven që vizitoi vendin tonë para dy javësh. Gjithashtu, pritet qe të vijnë edhe 20 gazetarë, që do të ndjekin këtë takim, tha i njëjti burim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›