E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid prezanton Emauel Adebajorin

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:28

Real Madridi ka prezantuar transferin e ri, Emanuel Adebajor, i cili në një konferencë për shtyp ka thënë se do të bëjë më të mirën për ta bërë Realin klub të suksesshëm. “Unë kam biseduar me Murinjon mëngjesin e sotëm. Unë jam shumë i kënaqur që jam këtu, sidomos pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit. Unë jam futbollist dhe duhet të luaj. Çfarë ndodhi te Mançester Siti nuk ka të bëjë me Roberto Mançinin, ata kanë pasur besim te mua, por kanë vendosur të varen nga një lojtar tjetër. Unë kam dashur të luaj dhe Reali ma ka dhënë këtë mundësi. Tani për tani jam këtu për gjashtë muaj. Jam shumë i kënaqur, ky është nder për mua. Unë jam i kënaqur që do të marr pjesë në këtë projekt. Tani shpresoj t’u kontriboj sukseseve të Real Madridit. Do të bëj më të mirën që kjo të ndodhë”, u shpreh Adebajor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›