Interi dhe Sampdoria gjejnë akordin, Pacini zikaltër
SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:29
Sipas informacioneve të fundit nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sampdorias, Xhampaolo Pacini. Siç raporton sportivja më e madhe italiane, negociatat po vijnë drejt fundit dhe në orët në vijim pritet të bëhet dhe zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit të Sampdorias te kampionët e Italisë. Pasi ishte spekuluar për bllokimin e negociatave, tani thuhet se Pacini do të transferohet te Interi për 14 milionë euro si dhe kartonin e sulmuesit Xhonatan Biabiani.