E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid, propozohet shkëmbimi Vuçiniç-Saviola

Predrag Mijatoviç është takuar të martën në darkë me drejtuesit e Romës, jo për të kërkuar Akuilanin dhe De Rosin, por sulmuesin malazez Mirko Vuçiniç. Propozimi i drejtuesit të Realit të Madridit ka qenë shkëmbimi i tij me një prej lojtarëve aktualë të madrilenëve, sulmuesi Saviola. Por drejtuesit e skuadrës italiane e kanë refuzuar menjëherë këtë hipotezë, pasi kanë marrë në konsideratë tre detaje të rëndësishme. Vuçiniç është dy vjet më i ri se sulmuesi argjentinas i Realit, luan më rregullisht se ai dhe paguhet sa gjysma e futbollistit të madrilenëve, i cili merr rreth 5 milionë euro në sezon.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›