E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego, në garë Juve, Arsenali dhe Reali

Futbollisti i Verder Bremenit, Diego, duket se e ka të sigurtë të ardhmen e tij larg skuadrës gjermane. Ka qenë vetë babai i futbollistit ai që ka saktësuar se për fantazistin po interesohen disa nga klubet më të mëdha të Evropës. "Ka shumë zëra rreth së ardhmes së djalit tim, por shumë prej tyre nuk janë të vërteta. Por mund të them se Reali i Madridit, Arsenali dhe Juventusi dëshirojnë të blejnë Diegon. Alesio Seko, drejtori sportiv i Juventusit, ka qenë në Bremen për të folur me Klaus Allofs", deklaroi ai. Diego ka një kontratë deri në vitin 2011 me skuadrën gjermane, ndërsa vlera e kartonit të tij është 25 milionë euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›