E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça e Reali, të dy duan të jenë galaktike

Ambiciet

Futbolli italian është në një fazë ringjitjeje pas disa vitesh të vështira, ai anglez, me shumë mundësi, do të duhet të bëjë llogaritë me një ridimensionim të paevitueshëm, por ai spanjoll, të paktën për sa u përket dy “big”-ëve, nuk njohin krizë. Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të shpallin luftë në merkato dhe, në prag të verës, ka nisur tashmë dueli. Për “Galacticos”-at në horizont është një ëndërr e quajtur Uejn Runi, që për dreq u pëlqen edhe rivalëve dhe nga java në javë po bëhet një mundësi konkrete. Ndërsa në Katalunja mendojnë të marrin një ish-rival, Robinjon që vishte bluzë e Realit dhe që tani është gati të lërë. Dy yje të vërtetë, që do konfirmonin edhe njëherë dominimin e spanjollëve në merkaton europiane.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›