Korinthians heq dorë nga Karlos Tevez
Korinthians ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit se u ka dhënë fund negociatave për transferimin e Karlos Tevez nga Mançester Siti. Pavarësisht se menaxheri i Sitit, Roberto Mançini, tha ditë më parë se marrëveshja e vlefshme 40 milionë euro ishte arritur, klubi brazilian me anë të një deklarate formale ka konfirmuar se transferimi ka dështuar. “Drejtori i Klubit Sportiv Korinthians Paulista vjen zyrtarisht për të komunikuar pamundësinë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas Karlos Tevez. Duke pranuar përpjekjet e Mançester Sitit dhe atyre të përfshirë, nuk ka më shumë kohë që nënshkrimi të përfundohet, duke marrë parasysh se afati kalimtar për të nënshkruar me lojtarë nga jashtë përfundon të mërkurën më 20 korrik”, shkruhet në deklaratë.