Real-Milan, bisedime për Tiago Silvën
Në një intervistë telefonike për faqen sportive braziliane Globoesporte.com, menaxheri i qendërmbrojtësit kuqezi pohoi se shuma ideale që madrilenët mund të ofronin për të përmbyllur marrëveshjen me sukses, është 25 milionë euro. “Nuk e di nëse Milani do të pranojë. Nuk varet as nga unë as nga lojtari, është një çështje mes dy presidentëve”, tha Tonieto.
Ai shtoi se Tiago Silva është shumë i lumtur te Milani, por nuk mos nënvlerësoi interesin që po tregon klubi spanjoll. “Një drejtues i Realit më kërkoi informacione rreth situatës së lojtarit dhe i thashë që ka një kontratë deri në vitin 2013 në Milano”, nënvizoi agjenti.
Gjithsesi, zhvillime të tjera pritet të ketë gjatë ditëve në vijim. Por në mendjen e tifozëve kuqezi vijnë menjëherë fjalët e numrit dy të Milanit, Adriano Galiani, i cili disa ditë më parë deklaroi: “Do të largohen lojtarë vetëm në rast të ofertave të pakthyeshme”.