E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 dite per rinumerimin Ristani Grupe te posacme per votat

Është i papërcaktuar numri i kutive që KQZ do të hapë, pas vendimit në mesnatë të Kolegjit Zgjedhor. Kryetari i institucionit që manaxhon zgjedhjet, Arben Ristani deklaron se për të proceduar me rinumërimin është në pritje të vendimit të zbardhur dhe argumentuar të gjykatës së zgjedhjeve. Po ashtu Ristani njofton se volumi shumë i madh i kutive, do të detyrojë KQZ-në të ngrejë disa grupe te posaçme numërimi në ambientet e saj.

“Bëhet fjalë për të gjitha kutitë e tjera të cilat nuk janë hapur nga KQZ për të bërë gjetjen e fletëve në kuti të gabuara nëse ka. Nuk bëhet fjalë për rinumërim total. Bëhet fjalë për të hapur ose fletë të votimit të kontestuara ose për të gjetur fletë votimi të cilat janë në kuti të gabuara që do të varet nga vendimi pasi ta shohim të arsyetuar. Normale është që komisioni të ngrejë një ose më shumë grupe pune për të hapur kutitë dhe për të përfunduar procesin. për 10 ditë ndoshta, mund të zgjasë”- u shpreh Ristani.

Edhe ky vendim i fundit i trupes gjyqësore të Kolegjit, i dhënë në mesnatë, konfirmon sipas kryetarit të KQZ-së ligjshmërine vendimeve dhe praktikave të ndjekura prej tij.

“Në të dyja gjykimet e fundit është rikonfirmuar në mënyrë të saktë, të plotë dhe pa ekuivok drejtësia e qëllimit të KQZ dhe procedurave që KQZ ka ndjekur gjatë gjithë kësaj periudhe. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme sepse ka rikonfirmuar drejtësinë në punën e KQZ”- u shpreh Ristani.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve nisi në 18 maj hapjen e 117 kutive për të rinumëruar  fletët e  kontestuara të hedhura gabimisht. Rezultati i tyre u përfshi në tabelën përfundimtare të Tiranës. Nuk patën të njejtin fat 26 kutitë e tjera të rinumëruara në qershor, të cilat për mungesë korumi nuk mundën të pasqyroheshin në rezultat.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 14 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›