Moto GP/ Vdes italiani Marko Simonceli pas aksidentit ne Malajzi
Vdes piloti italian Marko Simonçeli në MOTO GP. Pritej që të ishte një garë e shkëlqyer, një tjetër spektakël në një Çmim të Madh të garave me motorë, por ndodhi një gjë e rëndë, një aksident i tmerrshëm me protagonist fatkeq, pilotin Marko Simonçeli.
Italiani humbi kontrollin e motorit të tij Honda në xhiron e dytë të garës së Sepangut në Malajzi. Ai nuk mundi të shkëputej nga mjeti i tij dhe përshkoi gjerësinë e pistës me të, duke i zënë rrugën Suzukit të Alvaro Bautistës dhe duke u goditur prej tij.
Më tej, përplasen edhe Kolin Eduards me Jamaha dhe Valentino Rosi me Dukatin. Simonçeli i shkretë mori goditje në kokë, madje në qafë siç u saktësua pak më vonë, dhe kaska mbrojtëse fluturoi tej.
Menjëherë, ndihma e shpejtë e mori nën kontroll pilotin e goditur dhe një helikopter e dërgoi në spital, me urgjencën më të madhe. Por, mjekët konstatuan se piloti mbërriti tek ata me ndalim zemre, një atak që besohet se ka ndodhur në momentin e goditjes, ndërsa qafa është i vetmi vend i trupit i pambrojtur për pilotët e këtyre garave.