E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1/ Hepenhajmi pret si hero kampionin e botes Sebastian Fetel

E diela e 23 tetorit 2011, është vërtet një ditë zie për shkak të vdekjes së Marko Simonçelit, por gjithsesi mund të lejohet të ketë ndonjë notë gëzimi edhe në këto 24 orë. Kjo sepse një kampion bote është kthyer në shtëpi, dhe është po një kampion i garave të shtëpisë.
Ky është Sebastian Fetel, gjermani famëmadh që fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion në Formula 1 dhe që u prit si hero në qytetin e tij të lindjes, Hepenhajm.

“Një gjë e tillë nuk mund të harrohet, pasi ky është vendi im, vendi ku unë jam rritur. Mendoj se Hepenhajmi nuk është vetëm qyteti i lindjes sime, por edhe një qytet për të cilin ne duhet të jemi krenarë. Është një qytet shumë i bukur. Jam shumë i lumtur që mund t’ua tregoj këtë gjë të gjithë njerëzve. Hepenhajmi është pjesë e imja, jam krenar që është shtëpia ime”, tha Fetel.

Ashtu si ditën kur u shpall sërish kampion, Hepenhajm ishte në festë, mbushur plot me tifozë të gëzuar që brohorisnin idhullin dhe ambasadorin e tyre të vërtet në Gjermani e në botë, ndërsa Feteli i lumtur nuk kursehej kur i kthyer përshëndetjet duke valëvitur dorën në ajër.
Gjermani 24-vjeçar e fitoi titullin në Suzuka të Japonisë, duke qenë më i riu që ia arriti kësaj, dhe më i riu që ka fituar ndonjëherë një kampionat në Formula 1.

“Ishte e mrekullueshme, u shpreh një tifoz i tij, më vjen keq vetëm që nuk isha vetë në momentin kur ai u shpall kampion i botës”.
Ndërkaq, Fetel, si një nxënës i dalluar nuk ngurroi të nënshkruante autografet e rastit për tifozët e tij, duke i lënë atyre edhe disa kujtime të bukura që do të zgjasin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›