Prifti: Me Metën, gati të përballem dhëmb për dhëmb
TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti bëri dje të ditur se do t’ia u shpërndajë sot videopërgjimin e tij me Ilir Metën, 27 ambasadave të Bashkimit Europian në Tiranë si edhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
“Nëse duan, ato mund t’i bëjnë videos ekspertizë pranë policive përkatëse, për të parë se çfarë ndodh në Shqipëri”, u shpreh ai, në një konferencë të posaçme shtypi, ku hodhi gjithashtu poshtë akuzat e bëra në adresë të tij për favorizimin e një kompanie në tenderin e naftës, pronari i së cilës pretendohet se ishte aksioner me bashkëshorten e tij në një kompani tjetër.
Prifti ka shpërthyer me deklarata të ashpra në adresë të kreut të LSIsë, Ilir Meta. Prifti i kërkoi publikisht Metës të mos merrej më bashkëshorten e tij, pasi të kundërt ai do “ja kthente me të njëjtën monedhë”.
“Në qoftë se unë do të merrem me gruan i Ilir Metës ta keni të qartë të gjithë që s’ka as ekspertë, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtojë më atë zotëri. Mos të guxojë më të prekë me shpifje familjen time. Unë po ju them që nuk kam absolutisht asnjë frikë nga Ilir Meta. Unë e njoh Ilir Metën, ai mbështjell kokën me peshqir dhe futet në jorgan kur ka siklete. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua”
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)