Reali, 8 milionë euro për Maiconin

Real Madridi dhe Interi më në fund kanë filluar bisedimet rreth transferimit të mbrojtësit Douglas Maicon te kampioni i Spanjës.
Sipas mediumeve italiane, ylli brazilian mund të vazhdon karrierën në La Liga në marrëveshje trevjeçare nga e cila Interi do të përfitojë tetë milionë euro. Kurse, Maiconin në Santiago Bernabeu raportohet se e pret paga vjetore prej 4.5 milionë eurosh.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho e njeh mirë brazilianin me të cilin punoi në Inter dhe tashmë një kohë të gjatë ka qenë i interesuar për transferimin e tij në Madrid.