Adriano i lumtur te Barcelona

Menaxheri i mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Adriano ka theksuar se klienti i tij nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Adriano startoi vetëm 13 takime në sezonin e kaluar dhe spekulohej se mund të braktis gjigantin katalan. Por, përfaqësuesi i tij, Paolo Alfonso ka theksuar se Adriano do të vazhdojë në Nou Camp.
“Adriano është shumë i lumtur te Barcelona dhe do të jetë aty edhe sezonin e ardhshëm. Ishte vështirë për të derisa erdhi në klub, dhe tani dëshiron të mbetet. Për më tepër, ai ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me kryesinë”, deklaroi Alfonso për Radio COM.