Stramaccioni pret qëndrimin e Sneijderit

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni pret që mesfushori Wesley Sneijder të qëndrojë në klub por pranon se afati kalimtar i verës është i gjatë dhe gjendja mund të ndryshojë.
Sneijder, 28 vjeç është një prej futbollistëve kryesor të Nerazzurrëve por spekulohet se kërkohet nga skuadra e pasur ruse, Anzhi Makhachkala e cila vitin e kaluar bleu nga Interi sulmuesin Samuel Eto’o. Stramaccioni ka mohuar spekulimet se klubi dëshiron ta shesë Sneijderin.
“Për aq sa di unë, ai është futbollist i Interit dhe do të mbetet këtu”, tha Stramaccioni për Gazzetta dello Sport. “Nuk kam dëgjuar diçka të kundërt nga drejtori, klubi ose vet futbollisti. Por, afati kalimtar i verës është i gjatë dhe situatat dinë të ndryshojnë shpejt”, përfundoi ai.