Fanella e Ibrahimoviçit kushton 5 euro

Zlatan Ibrahimoviç është shumë pranë transferimit në Paris Saint-Germain. Derisa gjiganti francez është i gatshëm të shpenzojë multi-miliona për blerjen e suedezit në Milano po shiten ‘falë fanellat e tij.
Mediumet italiane kanë njoftuar të dielën se fanellat me numrin 11 të Ibrahimoviçit janë vënë në shitje për një çmim modest prej 5 eurosh. Krejt kjo pasi klubi dëshiron të likuidojë ato fanella që tashmë janë shtypur me emrin e suedezit i cili besohet se tashmë ka vendosur të braktis gjigantin milanez për një aventurë të re te PSG.
Ditë më parë nga Milani në PSG u transferua qendërmbrojtësi Thiago Silva i cili së bashku me Ibrahimoviçin pritet të kushtojë 62 milionë euro.