E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, tifozi rus goditet me thikë pas finales

Një tifoz i Zenitit është goditur me thikë dhe gjashtë mbështetës të Rejnxhërs janë arrestuar: finalja e Kupës UEFA e luajtur në Mançester regjistroi një epilog të shëmtuar. Të mërkurën në mbrëmje, Zenit St. Peterburg, i drejtuar nga Dik Advokat, e meritoi fitoren në fushë, megjithatë tifozët skocezë nuk janë pajtuar me rezultatin 2-0. Sipas policisë britanike, tifozi rus, që u godit me thikë, nuk është në gjendje të rëndë. Mediat angleze bënë të ditur se në përfundim të ndeshjes, në qendër të qytetit janë regjistruar edhe përplasje ndërmjet forcave të rendit dhe tifozëve të Rejnxhërs.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›