Presidenti Topi braktisi ndeshjen pas golit korçar
I pranishëm në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” ishte dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, një tifoz i thekur i 24 herë kampionëve. Në momentin kur gjyqtari kryesor ka vendosur të nxjerrë me karton të kuq Gvozdenoviçit dhe pas qetësimit të situatës në fushën e lojës, kreu i shtetit ka vendosur ta braktisë tribunën VIP të stadiumit kombëtar dhe, dukshëm i irrituar, është larguar duke mos u kthyer më. Padyshim që largimi i presidentit Topi ka qenë ngushtësisht i lidhur me zhvillmet e 15 minutave të para të pjesës së dytë, kur më parë Skënderbeu fiton një 11-metërsh të sinjalizuar nga anësori pasi gjyqtari kryesor kishte vijuar lojën, dhe më pas korçarët e shohin veten në superioritet numerik për shkak të daljes nga fusha e lojës e mbrojtësit serb.