E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça ’89 rrëmben kreun

Gabimet e Prishtinës e Vëllaznimit i kanë shfrytëzuar siç është më së miri Trepça ’89 e Hysi. ‘Xehetarët’ e kanë mposhtur Gjilanin për ta marr kreun në Superligë, derisa bardhezinjtë me fitore ndaj Drenicës kanë hyrë seriozisht në luftë për titull. Liria e ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës, duke e fundosur Trepçën. Kurse, Besa e Drita ndanë pikët.

Gjilani – Trepça ’89 0:4

Trepça ’89 është lider i ri i Superligës së Kosovës në futboll. Gabimet e Prishtinës e Vëllaznimit shumë mirë i ka shfrytëzuar ekipi mitrovicas, i cili si mysafir ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me rezultat 0:4, në kuadër të xhiros së njëzetegjashtë të kampionatit që është zhvilluar të dielën.

Dy gola për Trepçën ’89 i ka shënuar Berat Hyseni, kurse nga një gol tjetër e kanë realizuar Liridon Ahmeti e Egzon Prekazi. Golin e parë Hyseni e shënoi në minutën e 38, kurse të dytin Ahmeti e ka realizuar në minutën e 56-të.

Ndërkohë, golin e dytë personal Hyseni e ka regjistruar në minutën e 90-të nga penaltia, derisa Prekazi shënoi në minuat shtesë për 0:4.

Me këtë fitore mitrovicasit janë ngjitur në krye të tabelës me 48 pikë, një më shumë sesa Prishtina e Vëllaznimi, respektivisht gjashtë më shumë sesa Hysi. Kjo humbje Gjilanin e lë në pozitën e fundit.

Besa – Drita 0:0

Besa nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë përballë e Dritës. Edhe pse pejanët kanë dominuar plotësisht, duke krijuar raste të shumta shënimi, ballafaqimi i tyre me gjilanasit ka përfunduar pa gola. Drita tani ka 48 pikë, derisa gjendet në kuotën e 36 pikëve.

Trepça – Liria 1:3

Liria i ka fituar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë, pasi e ka mposht si mysafire ekipin tjetër të rrezikuar Trepçën me rezultat 1:3. Të tria gola prizrenasit i kanë shënuar në pjesën e parë.

Në minutën e 12-të Admir Meha e ka realizuar golin e parë, kurse dy gola tjerë i ka shënuar Vedat Muriqi në minutat e 24-të dhe 25-të.

Golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Edmond Turku kah fundi i ndeshjes. Derisa Lirisë iu kanë shtuar gjasat për të mbijetuar, kjo humbe Trepçën e radhit në mesin e ekipeve më të rrezikuara.

Hysi – Drenica 2:1

Hysi e ka shfrytëzuar mirë përparësinë e terrenit, pasi me meritë ka arrit ta mposht Drenicën me rezultat 2:1, me ç’rast skuadra e Afrim Tovërlanit tashmë ka hyrë seriozisht në luftë për titull të kampionit. Në fakt, Drenica ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 nëpërmjet Taulant Dajakut në minutën e 31-të.

Por, megjithatë vendasit nuk u dorëzuan deri në fund në kërkim të fitores. Këtë llapjanët e bënë gjatë pjesës së dytë kur i shënuan dy gola nëpërmjet Besar Musollit e Drilon Berishës, dhe kështu ndeshja u përmbyll me rezultat përfundimtar 2:1.

Duhet theksuar se pas golit të Drenicës, në tribunë ka ndodhur një fërkim mes tifozëve vendas dhe atyre të Drenicës, por intervenimi i Policisë ka bërë që situata të qetësohej. Me këtë fitore, Hysi është ngjitur në kuotën e 42 pikëve dhe iu është bashkuar Prishtinës, Vëllaznimit e Trepçës ’89 në luftë për titull. Kurse, Drenica mbetet në kuotën e 33 pikëve në luftën e saj për ekzistencë.

Tabela ND GD PI

1. Trepça '89 26 20 48

2. Prishtina 26 17 47

3. Vëllaznimi 26 9 47

4. Hysi 26 13 42

5. Drita 26 5 40

6. Besa 26 2 36

7. Drenica 26 1 33

8. Liria 26 -9 30

9. Lepenci 26 -9 29

10. Trepça 26 -12 27

11. KEK-u 26 -16 24

12. Gjilani 26 -21 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›