Murinjo Ndeshja me Bajernin do jete e ekuilibruar

Tani nuk ka më ndeshje të lehta. Kështu thekson media spanjolle pasi Reali i Madridit kaloi APOEL-in qipriot për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Trajneri madrilen, Zhoze Murinjo, po mendon menjëherë për Bajernin, kundërshtarin që do të ketë si pengesë për të arritur finalen që do të luhet pikërisht në Mynih.
“Barcelona nuk mund të quhet favorite, por superfavorite. Ndërsa gjysmëfinalja mes Bajernit dhe nesh pres të jetë shumë e ekuilibruar. Dy ekipe të fortë që luajnë mirë. Bajerni ka motivim ekstra që finalja do jetë në fushën e tij. Sa për APOEL-in, mendoj se njerëzit në Qipro do ta kuptojnë pas disa vitesh se çfarë ka bërë ky ekip. Nëse Barça, Reali apo Bajerni fitojnë Champions-in, prapë do jetë më pak se çerekfinalja e APOEL-it”-u shpreh Murinjo
Trajneri i APOEL-it, Jovanoviç, është i qetësuar pasi skuadra e tij nuk u shkatërrua në “Bernabeu”, ndërsa shënoi dy gola.
“Rezultati ishte i drejtë. Reali luajti më mirë dhe fitoi me meritë. Natyrisht, jemi të kënaqur, pasi ndeshja ishte e mirë edhe për tifozët në stadium dhe ata para televizorit. Ne e dinim se nuk do të dilnim në gjysmëfinale pas ndeshjes së parë, por donim të bënim figurë të mirë këtu. Nuk është e lehtë të luash në “Bernabeu” sidomos për skuadra si ne. Ne shënuam dhe pati spektakël me gola dhe raste”-tha Jovanoviç
Ka të drejtë Murinjo. Çfarëdo që të bëjnë Barça, Reali apo Bajerni, asgjë nuk mund të krahasohet me përrallën e bukur nga Qipro. Zhoze e kupton kolegun e tij Jovanoviç, pasi me Porton e fitoi Ligën e Kampionëve në 2004, kur nuk ishte aspak favorit.