elsi mendon strategjine e duhur per Barcelonen

Pas një paraqitjeje të tillë, vështirë se mund të jesh shumë optimist kur shkon drejt përplasjes me më të mirët e botës. Trajneri i Çelsit, Roberto Di Mateo, e di këtë, duke mos qenë i kënaqur megjithë kualifikimin e arritur ndaj Benfikës në çerekfinalet e Championsit, madje me dy fitore.
“Siç e thashë edhe më parë, e prisnim një ndeshje të vështirë, të ashpër dhe kështu u provua në fushë. Ndoshta ne ia vështirësuam punën vetes duke mos shënuar golin e dytë sidomos në pjesën e dytë kur patëm raste. Kjo bëri që Benfika ta ndjente se nëse shënonte një gol, mund të kualifikohej. Ndërkaq, do të jetë emocionuese të luajmë dy ndeshje ndaj njërës prej skuadrave më të mira të botës. Do të gjejmë një strategji që t’i përshtatet skuadrës sonë ndaj Barcelonës”-tha Di Mateo.
Sa për trajnerin portugez, ai ka gjithë të drejtën e mundshme që të ndihet fitues, edhe pse në fund rezultoi në krahun humbës.
“Ne ishim skuadra më e mirë në të dyja ndeshjet, në Lisbonë dhe Londër. Jam shumë krenar për lojtarët e mi edhe pse luajtëm për një orë me 10 lojtarë. Ne bëmë që Çelsi të dukej ekip krejt i rëndomtë. Po ashtu, u dëmtuam nga gjyqtari, por i tillë është futbolli. Portieri Çeh ishte lojtari i tyre më i mirë dhe bëri pritje të mëdha”
Çelsit do t’i duhet ta ngrejë në mënyrë të ndjeshme nivelin e lojës nëse dëshiron të ketë ndonjë shans ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, ndërsa Benfika shkon me më shumë besim në luftën për titullin kampion në Portugali.