Reali i Madridit fiton trofeun “Taçi Oil”
Kolonjarët kaluan të parët në epërsi që në minutën e tretë me anë të Daniel Xhafës (goli i dytë për të në këtë trofe, pas atij që i shënoi Milanit vitin e kaluar). Në minutën e 35-të është braziliani Kaka që gjen rrugën e rrjetës, duke barazuar shifrat në 1-1.Pjesa e dytë e ndeshjes, që filloi më tepër se një orë me vonesë për shkak të një defekti elektrik në stadium, foli e gjitha për Realin, që arriti të gjejë golin dhjetë minuta para fundit me anë të sulmuesit francez Karim Benzema.