Errësira në “Qemal Stafa”, ironi në median spanjolle
Një prej gazetave më të mëdha në Spanjë, "As" shkruan: “Guti dhe Benzema shkëlqejnë në gjysmëdritë”. Gazetat shkruanë se skuadra e Real Madridit e filloi vizitën në Tiranë më mënyrën më të mirë, por që u mbyll në terr, ndërsa thekson se për rikthimin e energjisë është marrë vetë ministri i Energjetikës. Gazeta i cilëson si dy qirinj lojëtarët e Real Madridit, Gutin dhe Benzemanë. Por, radiotelevizioni spanjoll në edicionin online shkon më tej, kur shkruan, se fikja e dritnave është "një simbol i asaj që është Shqipëria”. Megjithëse ishte një ndeshje bamirësie, por që do të ndikonte edhe në imazhin e Shqipërisë, e gjitha shkoi huq, pasi të gjitha mediat nuk u morën më me ndeshjen, por me errësirën që pllakosi stadiumin “Qemal Stafa”, stadiumi më i madh dhe më i rëndësishëm në vend.