E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e vështirë në Greqi; Qindra studentë përleshen me policinë

Athinë - Qindra studentë u përleshën sot me policinë në qytetin verior të Selanikut në ditën e tretë të trazirave pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshent në Athinë në fundjavë, bëri të ditur televizioni shtetëror. Në protesta janë përfshirë edhe nxënës gjimnazi të cilët kanë protestuar kundër vrasjes së bashkëmoshatarit të tyre. Me thirrjet "Vrasës, vrasës", "Poshtë qeveria e vrasësve", Gjimnazistët u mblodhën në orët e para të drekës përpara Universitetit të Athinës, në qendër të kryeqytetit përpara se të marrshonin pas një parrulle të madhe ku kërkoheshin: "Para për shkollat dhe jo për blerjen e F-16, apo ndihme për bankat". Rreth 300 protestues pasi kerkuan te sulmonin nje komisariat policie, sulmuan dyqanet dhe shkaterruan disa automjete. Duke qene se Selaniku ishte kthyer ne arene te dhunes edhe ne dy ditet e kaluara, autoritetet mbyllen universitetet.

Ata shkuan deri te parlamenti, ku u bllokuan nga një kordon policor, që pengonte kalimin drejt selisë së qeverisë. Manifestuesit ndaluan një metër larg forcave të rendit, duke hedhur parrulla dhe duke fyer policët që mbanin skafandra dhe mburoja. "Turp t'ju vijë!", thërrisnin dy gjimnaziste. Një vajzë tjetër e re mbante një parrullë ku shkruhej "Jo më gjak". Ata u larguan pasi hodhën shishe me ujë dhe qitro në drejtim të policisë që i këputën nga pemët anash rrugës.

Nderkaq, brenda dy kampuseve ne Athine vazhdojne te qendrojne studente, ndersa te rinjte kane bllokuar dy rruge te rendesishme te kryeqytetit dhe nje linje hekurudhore. Akte dhune jane shenuar edhe ne qytetin Trikala, ku nga perleshjet mbeti i plagosur nje polic. Protestat po shtrihen edhe jashte Greqise. Konsullata greke ne Berlin eshte pushtuar nga nje grup personash. Sipas zedhenesit te ambasades, policia gjermane po negocion me manifestuesit qe te largohen nga selia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›