E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kryen seancën e parë stërvitore në kryeqytetin Baku

Baku (Start)- Përfaqësuesja shqiptare kreu stërvitjen e parë kundër Azerbaixhanit nën drejtimin e Hanit. Shqipëria është duke i kryer këto përgatitje në kryeqytetin e Azerbaixhanit, Baku.

Në seancën e djeshme mungonin vetëm futbollistët Duro dhe Hidi, të cilët mbërritën mbrëmë nga Qipro. Stërvitja kaloi shumë mirë, dhe Hani është shfaqur i kënaqur në prag të sfidës së Bakut.

Kjo është ndeshja e katërt që ekipi jonë luan me Azerbaixhanin, ku tre të parët janë fituar nga kuqezinjtë. Megjithatë, kjo është hera e parë që skuadra jonë luan në transfertë me ta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›