E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiorentina nuk njeh kufij, fitore dhe vend i tretë

TIRANE-Fiorentina ka shkatërruar 4-1 Atalantën, falë një futbolli spektakolar, duke marrë vendin e tretë në renditjen e Serisë A. Vjollcët kanë qenë të papërmbajtshëm në sfidën e sotme, duke treguar se mbetet një nga pretendentet kryesore për zonën Champions.

Rodrigez, dopieta e Akuilanit dhe goli i Luka Tonit, e bënë të kotë mundimin e skuadrës bergamaske. Edhe pa Stefan Jovetiç, skuadra e Montelës ka qenë e frikshme në fushën e lojës.
Ndeshja në të vërtetë është vendosur nga Akuilani, që duket është rikthyer ai i dikurshmi. Ai, Borja Valero e Pizarro, kanë krijuar një nga mesfushat më të mira të Italisë, ndërsa Fiorentina tashmë duket se po mendon për më lart. “Të mos gënjejmë veten e të mendojmë për titullin”, tha Montela.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›