Gafa, Galiani shfryn ndaj Abiatit: Je një portier m...
TIRANE-Portier m... ky portier m... Adriano Galiani nuk është përmbajtur të shtunën në mbrëmje, gjatë ndeshjes Napoli-Milan, duke “shfryrë” gjithë inatin e tij para telekamerave, pas gafës së bërë nga Abiati në momentin e golit të Gokhan Inler. Milani më pas barazoi 2-2, por gabimi i Abiatit mund të kishte sjellë pasoja më të rënda. Gjithsesi, për të shlyer gabimin e tij, duke qenë se fraza ishte botuar në çdo gazetë, Galiani i ka telefonuar dje në mëngjes portierit të Milanit, duke dashur të sqarojë gjithçka. Ai nuk ka kërkuar falje, por i ka thënë portierit se reagimi i tij ishte ai i një tifozi të zjarrtë. “Jam drejtues klubi gjatë gjithë javës, por kur luhet ndeshja, jam thjesht një tifoz”, shpjegoi Adriano Galiani.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)