E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, më i miri në botë

Mbrojtësi i Real Madridit i është kundërpërgjigjur komenteve nga kampi i Barcelonës, duke theksuar se ekipi madrilen nuk ia ka zili askujt në botë.

Reprezentuesi portugez beson se Reali është klubi më i mirë në planet dhe nuk pajtohet me askënd që mendon ndryshe. Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves kishte theksuar se Reali është xheloz për rivalin e tyre katalan.

Por, Pepe u përgjigj duke thënë për AS: “Xhelozi? Ne nuk ia kemi zili asnjë skuadre. Luaj për klubin më të mirë në botë. Reali është klubi më i madh në botë dhe është e pamundur për ne të jemi xhelozë ndaj klubeve tjera”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›