E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, me mision të qartë ndaj Lionit

Detyra është mëse e qartë: asnjë rezultat tjetër nuk bën punë, duhet patjetër fitorja (mundësisht me dy gola diferencë, për të shmangur ato penallti të mallkuara). Objektivi për “galaktikët” është i prerë: rikthimi në “Santiago Bernabeu” në 22 maj, për të luajtur në stadiumin e vet finalen aq të dëshiruar të Ligës së Kampionëve.

Përballë “Los Blancos” do jetë “kurthi” Olimpik Lion. Paraqitja e jashtëzakonshme e francezëve në sfidën e para dy javëve në “Gerland” (sfidë që e fituan 1-0) është një sinjal i qartë për Realin: nuk do jetë aq e lehtë sa mendohet. Pra, nuk mbetet tjetër veçse të presim vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Ricoli pas përballjes, për të mësuar emrin e ekipit që do buzëqeshë në fund. Në “Bernabeu” gjithçka mund të ndodhë.

Real Madrid – Olimpik Lion, formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-2-3-1): Kasiljas; S.Ramos, Albiol, Garai, Arbeloa; Diarra, Guti; Granero, Kaka, Ronaldo; Higuain. Trajner: Pelegrini

Olimpik Lion (4-1-4-1): Loris; Revelje, Kris, Bumsong, Sisoko; Tulalo; Govu, Makun, Pjaniç, Delgado; L.Lopez. Trajner: Puel

Gjyqtar: N. Ricoli (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›