E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund Mourinjo thyen heshtjen

Kjo javë është vendimtare për ekipin zikaltër. Tre sfidat e radhës më transfertë (të shtunën me Katanian në kampionat, të martën në Londër me Çelsin në Ligën e Kampionëve dhe fundjavën tjetër në Palermo) mund të vendosin fatet e sezonit të Interit.

Me Çelsin zikaltrit udhëtojnë me avantazhin e takimit të parë, por që mund të mos jetë i mjaftueshëm. Kurse distanca e pikëve nga Milani në Serinë A është vetëm katër pikë, aspak e mjaftueshme për ta bërë gjumin e qetë.

Por Hoze Mourinjo nuk ka fare frikë, madje flet për gjithçka. Edhe për Mario Balotelin. “I veçanti” ka zbuluar se SuperMario nuk kishte temperaturë në sfidën me Xhenovan në fundjavë (ndryshe nga sa u tha në mjedisin zikaltër). “Nuk do ishte etike nëse do luante në gjendje të tillë. Në fakt, unë kisha temperaturë”, tha portugezi për “Gazzetta dello Sport”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›