Mourinho mposht Guardiolan për çmimin e trajnerit

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka mposhtur rivalin e tij nga Barcelona, Pep Guardiola në konkurrencë për çmimin Miguel Munoz që ndahet nga e përditshmja sportive spanjolle Marca për trajnerin më të mirë nga La Liga.
Mourinho është anëtari i parë i Realit që e fitoi çmimin.
“Rezultatet kolektive janë më të rëndësishmet dhe ky çmim i takon të gjithë atyre që punojnë me ne. Sezoni i kaluar ishte interesant dhe mjaft sfidues. Ne fituam një trofe të rëndësishëm në një finale kundër Barcelonës dhe ishim përcjellës të parë në La Liga me shumë pikë, më tepër se 90. Patëm sezon të mirë edhe në Ligën e Kampionëve dhe morëm më tepër pikë se cilado skuadër tjetër në fazën e grupeve”, tha Mourinho.
Miguel Munoz ishte futbollist dhe trajner i Real Madridit i cili pjesën më të gjatë të karrierës së tij e kaloi me gjigantin madrilen.