E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ofron Coentraon për Balen

Real Madridi mund të ofrojë Fabio Coentraon në Tottenham si pjesë e marrëveshjes për transferimin e yllit uellsian Gareth Bale në Santiago Bernabeu, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.

Bale është objektiv i trajnerit të Realit, Jose Mourinho dhe spekulohet se transferimi i tij konsiderohet si prioritet i kampionit në fuqi të La Ligës.

Ndërkohë, menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas pëlqen Coentraon dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Realit të propozojnë ofrimin e portugezit dhe një shumë parash, për blerjen e Bale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›