E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilshere i lumtur me rikthimin

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është shprehur i lumtur me 70 minutat e paraqitjes në fitoren 1-0 ndaj Queens Park Rangers në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë, të shtunën.

Mesfushori anglez bëri paraqitjen e tij të parë pas 17 muajve mungesë për shkak të problemeve në nyjë dhe gju. Ai është ndjerë i kënaqur që shënoi rikthimin para tifozëve në Emirates.

“Ishte ndjenjë e mirë të luaj për 70 minuta para tifozëve në Emirates. Ka qenë një rrugë e gjatë por jam i lumtur që jam kthyer”, deklaroi Wilshere për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›