Reali për gjueti në Romë
Kampioni i Spanjës, Real i Madridit, është i interesuar për të nënshkruar me dy mesfushorët e Romës, Daniele De Rosi dhe Alberto Akuliani. Lajmi jepet nga gazeta sportive spanjolle “Marca”. Sipas saj, drejtori sportiv i Realit, Pedja Mijatoviç ishte në Romë të martën për të dëgjuar nga goja e drejtuesve të klubit italian nëse atë ishin të hapur për një ofertë të mundshme për këta dy lojtarë, por pa cituar asnjë lloj burimi. Roma, nga ana e saj, e ka bërë të ditur kohë më parë, se nuk do ta lëshonte 24-vjeçari De Rosi, lojtar i përfaqësueses italianë për një shifër më pak se 30 milionë euro.
LOJTARËT- De Rosi, një produkt i pastër i shkollës verdhekuqe i rritur në akademinë e të rinjve, ka pohuar se ai dëshiron të rrijë përjetësisht te klubi italian. Akuliani, 23 vjeç, është nën kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2009, por ai ka thënë se dëshiron të largohet nga klubi, nëse për të do të kishte një ofertë të mirë financiare. Interesant është fakti, se Roma eliminoi Realin e Madridit nga Liga e Kampionëve, duke e mundur atë dy herë me të njëjtin rezultat 2-1 në raundin e parë me eliminim. Roma vuajti shumë të martën nga humbja 0-2 në shtëpi me Mançester Junaitid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve duke i shuar thuajse shpresat për një vend në gjysmëfinale.
“Digjet” Sançez
Meksika shkarkoi trajneri i Kombëtares, Hugo Sançez dhe e zëvendësoi atë me teknikun e komanduar Hezus Ramirez. 49-vjeçari Sançes u pushua pas 16 muajsh për rezultate të dobëta, ku Meksika dështoi të kualifikohe në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Sançez ishte një ndër trajnerët më të paguar në botë, duke fituar 100 mijë dollarë në muaj.
3 Prill 2008