E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale

Këshilli Kombëtar i Punës ka votuar sot për rritjen me 5 përqind të pagës minimale, që pritet të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti.
 

Në nisje të mbledhjes, ministri i Punës, Spiro Ksera ka bërë me dije se rritja e saj zyrtarizohet në korrik në vlerën e 210 mijë lekësh, sipas tij e krahasueshme me atë të vendeve të tjera.
 

Duke numëruar shumën e pagës minimale në vendet e tjera, Ksera ka deklaruar se vendi ynë do të ketë edhe të tjera rritje për ta balancuar këtë pagë me vendet e rajonit.
 

Mbledhja e këshillit kombëtar të punës është shoqëruar me debate mes ministrit të punës Spiro Ksera dhe kreut të Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla. Nikolla theksoi se nuk ka ka rritje të pagës minimale por thjesht indeksim të inflacionit dhe kjo sipas tij duhet saktësuar.

Qeveria ka propozuar rritje të pagës minimale nga 1 korriku.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›