E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden u vra pas vetëm 90 sekondave

Trupat amerikane “Navy Seals” kanë pohuar se Osama Bin Laden është vrarë vetëm 90 sekonda pasi ata kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Ata gjithashtu kanë mohuar se aksioni ka qenë një “mision vrasës”, duke këmbëngulur se shefi i Al-Qaedës do të ishte kapur i gjallë, nëse ai nuk do të kishte marrë menjëherë armën e tij, një AK-47.

Bin Laden u vra në sulm nga ekipi “Navy Seal 6”.

Chuck Pfarrer, një ish-komandant i ekipit, ka folur për një libër, lidhur me anëtarët e tij të ekipit, për sulmin e muajit maj në Abbottabad, Pakistan.

Ai tha: “Nëse do të ishte një “mision vrasës” atëherë nuk do të kishte nevojë që ne aksion të shkonte skuadra “Navy Seals 6”, do të duhej vetëm një kuti me granata.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›