Shkodas i ecën mbarë
Kompania “Shkoda automobili”, filiali çek i “Volkswagen”-it gjerman, ka shtuar shitjen për 20,1 për qind në 454.700 vetura në pjesën e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm në muajin e kaluar, kompania më e madhe çeke për nga fitimi ka shitur 81.300 automjete, krahasuar me 71.300 automjete në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Shkoda” në Kinë ka shitur 112.000 makina, 33,4 për qind më shumë se sa në gjysmën e parë të vitit të kaluar, derisa dërgesat në Rusi janë rritur 33,6 për qind, në 7.000 automobila.
Shitja në Evropën perëndimore, përfshirë Britaninë, Danimarkën, Belgjikën, Zvicrën dhe Holandën, është shtuar në shkallë dyshifrore në gjashtë muajt e parë të këtij viti, njoftoi “Shkoda”.
Qershori ishte muaji i katërt radhazi në të cilin “Shkoda” shënon rezultate rekorde të shitjes.