Kisha ortodokse mbledh firma për kryepeshkopin Janullatos
13/12/2010 Në një formular pa vulë, besimtarët shkuan në kishë për meshë, kundërshtojnë
DURRES- Dhjetëra besimtarë të Durrësit janë vënë dje në kishën e tyre ortodokse përballë një formulari për të nënshkruar mbështetjen për kryepeshkopin Anastas. Kleri ortodoks e ka shfrytëzuar dje ditën e meshës për të marrë sa më shumë firma, të cilat do të përdoren më pas nga kreu kishës ortodokse si dokument që dëshmon dashurinë, respektin dhe “besimin e patundur”, siç edhe shkruhet në peticion, -për udhëheqësin e tyre shpirtëror. Kisha ortodokse në Durrës ka dy klerikë, por asnjëri prej priftërinjve nuk ka mbajtur dje meshën. Këtë herë kjo meshë i është dedikuar tërësisht kryepeshkopit Anastas dhe mesha është drejtuar nga një klerik që ka ardhur enkas nga Tirana.
Mesha
Fillimisht në kishë është mbajtur mesha dhe më pas besimtarëve u është kërkuar nga prifti të hedhin firmat. Mesha ka pasur qindra besimtarë, por gjatë gjithë paradites peticioni në mbështetje të kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos janë shprehur fare pak prej tyre. Deri në orët e pasdites ky numër ka shkuar në rreth 50-60 nënshkrues, ndërsa kisha ka qëndruar e hapur nga orët e paradites deri në mbrëmje. Disa besimtarë kanë dalë disi të shqetësuar duke u shprehur se është hera e parë në këto 20 vite që ndeshen me rastin e shkeljes së të drejtës së tyre të ushtrimit të besimit në mënyrë të lirë. Ata kanë thënë se kanë shkuar në kishë dhe besojnë tek Zoti duke lënë të kuptojnë se nuk duan të ngatërrohen me emrin e kryepeshkopit e as të priftërinjve. Por ka pasur edhe zëra kundër firmosjes. Sipas pohimeve të tyre, ka pasur shumë besimtarë që kanë kundërshtuar të hedhin firmën, madje të shprehen edhe kundër kryepeshkopit Anastas, duke shtuar se tani pas 20 vitesh kleri ortodoks duhet të ketë në krye priftërinj e kryepeshkop shqiptar. Të njëjta pohime tregojnë se ka edhe raste që besimtarët nuk kanë shkruar emrat e tyre duke shprehur kësisoj kundërshtinë për Janullatos. Në mesin e firmëtarëve ka edhe besimtarë të arsimuar e me profesion muzikantë, arsimtarë ekonomist, farmacist si dhe pensionistë, tregtarë, biznesmen. Dje në mënyrë të heshtur është parë se besimtarët janë ndarë në dy grupime të padeklaruara. Mbështetësit e Anastasi Janullatos të ardhur edhe nga jashtë Durrësi janë “kujdesur” të bindin besimtarët që në oborrin e kishës, kurse zërat kundër e kanë pohuar qëndrimin më hapur. Tekstit nuk mban nënshkrimin e autoritetit që e ka formuluar apo edhe vula e institucionit fetar. Gjatë gjithë kohës është vënë re se At Spiro, prifti i kishës ortodokse në Durrës ka qëndruar i mënjanuar duke mos dhënë asnjë shenjë për besimtarët. Veprimi në përkrahje të Anastasit kanë ngjallur më shumë zërat kundër që vinë nga qarqe ortodokse shqiptare.
Parafrazim i tekstit pro Janullatosit
Në muajt e fundit disa qarqe, të cilët në vitet e regjimit komunist dhe të persekutimit të fesë ishin në pozita drejtuese dhe që gjatë 20 viteve të demokracisë nuk kanë ndihmuar kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare shkruajnë historinë e kishës dhe përpiqen tu mësojnë të tjerëve të drejtat kanonike…Ne të krishterët ortodoks që nënshkruajmë e njohim udhëheqësin tonë shpirtëror. E mbështesim me gjithë shpirt, me mirënjohje dhe me besim të patundur...