Recitimet migjeniane në Shqipëri dhe eksperimenti i përsëritur komunist...
Nga Bedri ÇOKU
Nuk ka rast që, në përplasjet midis përfaqësueseve të së majtës e së djathtës në Shqipëri, të mos përmendet varfëria e tejskajshme e popullit tonë, sidomos nga të majtët që e ndrydhin dhe e shtrydhin këtë fakt, sikur vërtetë në Shqipëri njerëzit po enden rrugëve nëpër fshatra e qytete, duke iu lutur Zotit me duart nga qielli, për tua dërguar edhe një herë ENVER HOXHËN, apo për tua kthyer edhe një herë të MAJTËN në pushtet që të bëhen, ose të barabartë e barktharë si në komunizëm, ose zotërues të pasurisë që ata kanë grabitur nëpër rrugët e përlloçur me gjak e pabesi, veç ama, që, në këtë rast, të goditet për vdekje qeveria demokratike e të mos ketë më në Shqipëri asnjë kundërshtar tjetër për pushtet... Por, mirë more zotëri, ty që tu djegka barku kaq shumë për të varfëritë në Shqipëri, pse si tregon se ku janë këta të vdekurit nga uria dhe pse nuk ke filmuar qoftë edhe një njeri të vetëm rrugëve duke vdekur? Po të pasurit kush na qenkan sipas jush, që paskan gllabëruar pasuritë e shqiptarëve? Sigurisht... për këta të fundit nuk ju intereson të flisni më tepër, sepse ata jeni vetë, ju, socialistët e diktaturës komuniste dhe pinjojtë e Katovicës së Gorbaçovit. Nëpër qytetet tona njerëzit e varfër për të cilët aludohet, kanë dy apo edhe nga tre makina luksoze nëpër shtëpitë e tyre dhe mbushin tërë ditën kafenetë e pabb-et e qyteteve, kurse fshatarët me rrugët tashmë të asfaltuara kanë ndërtuar e po ndërtojnë për ditë shtëpi të reja, vila dhe lëvizin për shtatë palë qejfe me motorë apo vetura nga më të bukurat në Shqipëri. Djemtë e vajzat e tyre i kanë në emigracion, nga të cilët marrin goxha ndihmë financiare; vetë punojnë tokën dhe vjelin prodhime aq sa ushqejnë veten e shesin edhe për të tjerët. Kanë lopë, dele apo dhi nga të cilat, përveç qumështit me bollëk, çdo vit shesin viçat e tyre, qengjat apo kecat, pa llogaritur çhanë e u dërgojnë miqve e krushqive të tyre. Fshatarët tani marrin pension gati sa qyteti, duke llogaritur koston e ulët të jetës në fshat, ndërsa, po folët për ata që marrin bukë me lista apo enden rrugëve duke lypur, të tillë gjen në çdo cep të globit, madje edhe në ato shtete që mendohet se kanë nivele të larta jetese...
Por, edhe në se ka ende të varfër në Shqipëri, siç thua zotrote, përgjegjësia pse na qenka vetëm e qeverisjes së krahut demokrat dhe antikomunistë, ndërsa për ju të majtët, tellallët e Gjinushit me shokë, që po na çani kokën përditë gjoja si forcë politike dominonte në Shqipëri për nga shumica e njerëzve dhe koha e gjatë, me dekada në qeverisjen e vendit, nuk paskeni asnjë përgjegjësi për Shqipërinë e sotshme të mjeruar, siç e përshkruani ju?!!... Nga ana tjetër nuk ju vjen turp, të paktën para njerëzve tuaj, që sjanë të përfshirë në ambiciet për pushtet, të cilët, kur ju dëgjojnë që mohoni gjithçka të arritur nga shqiptarët dhe qeveria e tyre këto katër vjet, premtoni e premtoni si dikur, në kohën e paraardhësve që thoshin se... do të shembnin malet e do ti bënin ato po aq pjellorë sa edhe fushat për të pasuruar popullin... se do të shpartallonin çdo forcë ushtarake imperialiste apo revizioniste, apo të dyja bashkë qofshin, nëse guxonin të preknin qoftë edhe në një fije floku Shqipërinë e ndritur nga fanari ndriçues i Udhëheqësit legjendar në proletariatin botëror... Se ku e gjeni këtë kurajë për ta bërë këtë popull apo inteligjencien e tij përsëri naive e të verbuar pas idolit TUAJ politik, si në kohën e xhaxhit të dashur ENVER, kjo është vërtetë për të qeshur e për qarë, njëkohësisht! Për të qeshur, sepse merreni me politikë përballë këtij realiteti demokratik dhe jeni po aq të indoktrinuar sa çkeni qenë edhe kur ishit pionierë të merhumit legjendar, edhe kur ishit anëtarë të rinisë komuniste, edhe kur u bëtë anëtarë të bindur të partisë Punës së Shqipërisë... E, tani që u harxhuan të gjithë fishekët e propagandës për të bindur votuesin e dhunuar e të mashtruar mbi 60 vjet, 45 vjet nga të cilat me hu e gërnetë në diktaturë të pastër genocidiste dhe 8 vjet me vjedhje e terror bandash, na keni dalë me teorinë se, pavarësisht se bijtë e nipërit e mbesat të kujt jeni, ama jeni me kulturë, të ditur e të lëçitur nëpër Evropë dhe si të tillë keni dalë në politikë, ende me buzët me qumësht, duke i kërkuar popullit të mbyllë sytë e të harrojë nga vini e cilët jeni, veç tju votoj렠 sepse ju jeni ata, bijtë e bijat e baballarëve komunistë e kriminelë, që do ta shpëtoni të shkretin popull, që po vuan nën regjimin e demokratëve e antikomunistëve, do ta çlironi njëherë e përgjithmonë nga politika e vjetër e përçarjes dhe e prapambetjes!!!...Dhe me cilët shokë e shoqe po përpiqeni ta bëni këtë politikë të re, bashkimtare, pikërisht me krahun e djathtë të Ramiz Alisë e të Nexhmie Hoxhës, me Gjinushin, Milon, Ruçin, Bufin, Doklen e sojë e sorollop të tjerë të kësaj serseleje të qëmotshme. Të bukur ndryshim të madh që po përpiqeni për këtë popull! Me ca kalamaj përpara gardës së vjetër komuniste, veç pa shallin e kuq të pionierit dhe prapa tyre ministra e udhëheqës të shquar të nomenklaturës enveriane! Turp! Për zotin turp i madh për shqiptarët që po u kurdiset ky rreng kaq i fëlliqur elektoral! Çdo formë mund të përdoret për të marrë pushtetin, e egër apo e ligë, por të nxjerrësh përpara popullit tonë të vuajtur e të dërrmuar moralisht e politikisht nga holokausti i diktaturës komuniste, bijtë e bijat e diktatorëve kriminelë e antishqiptarë që nuk lanë ligësi e tradhti pa i bërë këtij populli, madje edhe kur drejtësia ende nuk ka dhënë verdiktin e saj për masakrat e tyre, kjo është më e rëndë se diktatura. Është mashtrim shekullor. Tallje në shkallën më të lartë të sarkazmës evropiane! ... Njerëz - robotë që dalin e përsërisin të njëjta gjëra si papagalli, duke shpifur e sajuar përditë materiale propagandistike që skanë asnjë logjikë e asgjë të vërtetë, po kërkojnë pushtet (!). Njerëz që thonë se jemi alienë të ardhur apostafat nga shkollat perëndimore me qëllimin e vetëm që populli të na votojë, të na japë pushtetin dhe pastaj, nën udhëheqjen tonë, ai do të harrojë gjithçka të kaluar e të prapambetur. (Tamam si砠 erdhi komunizmi në Shqipëri duke fshirë krejt historinë e mëparshme të shqiptarëve dhe duke propaganduar se me komunistët në pushtet populli do të hante me lugë të florinjtë e do të pinte qumësht me rubinet). Këta, bijtë e tyre thonë se do të na pasurojnë (me urdhër të peshkut) e do të na pajtojnë me njeri-tjetrin nga urrejtja e së kaluarës, (pa e shpjeguar pse ekziston kjo urrejtje dhe kush e krijoi përçarjen e popullit tonë), por vetëm premtojnë se do të na qeverisin ndryshe nga deri më sot. Prandaj, mbyll sytë, o popull e na voto!-thonë ata. Me durim e gajret deri më 28 Qershor, sepse kjo punë ka marrë fund, ne do të fitojmë me patjetër dhe Shqipëria do të ketë fatin e lumtur që do të qeveriset nga njerëz të ditur si ne....
More, more... Po a ka ndodhur në ndonjë vend të botës kështu, që ata që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës të marrin pushtetin e të qeverisin popullin, aq më tepër një popull me një histori të sterrosur kombëtare, vetëm sepse janë të shkollepsur e paskan studiuar jashtë vendit? Gomarllëk më të madh nuk ka njohur historia. Por se mos vallë është i pari dhe i fundit gomarllëk ky në vendin tonë, sa kohë që e kaluara komuniste, çuditërisht, ripërtërihet nëpër shkollat perëndimore dhe vjen e eksperimentohet këtu, në kurrizin tonë?!!!...
Jam çuditur një natë teksa dëgjoja në Opinion një pasanik shqiptar përballë një të riu, që fliste me të dyja këmbët në tokë, duke e kundërshtuar burrin e madh në moshë e në pasuri, se nuk ishte aspak e drejtë që ai, dikur bodigardi i liderëve të maxhorancës, sot një nga pasanikët e dëgjuar të vendit dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste, të fliste me lot në sy për popullin e varfër, kur dihet që pasanikët në Shqipëri janë pikërisht ata me të cilët ai qe bashkuar gjatë sundimit 8 vjeçar... Sepse të jesh i pasur në Shqipëri, do të thotë të kesh marrë pronat e trashëguara nga të parët e tu, ose të kesh blerë biznese me lekët e një pasurie të falur, me vlerën e së cilës je bërë i pasur, por përderisa këto tituj pronësie kushtetuese fa