E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët hapin fushatën elektorale në Shkodër

Partia Republikane ka hapur në orët e mbrëmjes së djeshme fushatën elektorale për zgjedhjet e qershorit, në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, kryetari kësaj Partie, Fatmir Mediu është ndalur në sukseset e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe të forcave të djathta, pjesë e së cilës është edhe Partia Republikane. "NATO, nuk është një dhuratë, por një angazhim i qeverisë Berisha, integrimi në NATO, është një festë për Shkodrën dhe Shqipërinë", është shprehur kryetari i PR Fatmir Mediu. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Mediu ka shënjestruar kreun e opozitës Edi Rama, duke u ndalur kryesisht tek propaganda dashakeqe që ai po bën në qytetin e Shkodrës në lidhje me centralin bërthamor.      

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›