E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça ’89 rikthen kreun

Trepça ’89 është rikthyer në krye të Superligës. Barazimin e Prishtinës me Llamkos Kosovës e ka shfrytëzuar mirë nënkampioni aktual i Kosovës, i cili të dielën e mposhti me rezultat minimal, 1:0, rivalin lokal të, Trepçën – në derbin e xhiros së njëmbëdhjetë të Superligës – me ç’rast ua rrëmbeu prishtinasve vendin e parë në renditjen tabelore. Hero i ekipit të Gani Sejdiut ishte Lorik Maxhuni, i cili në minutën e 17-të e ka shënuar me kokë golin e vetëm dhe të fitores për Trepçën ’89, e cila tani me 24 pikë prinë në tabelën e klasifikimit, e ndjekur nga Prishtina që i ka 23 sosh. Ndërsa, Trepça mbetet në kuotën e 17 pikëve.

Hajvalia – Liria 3:0

Hajvalia i ka fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme. Skuadra e Emin Bajramit e ka mposhtur Lirinë me rezultat bindës, 3:0, të dielën në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës. Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 47-të falë autogolit të çuditshëm që e ka shënuar mbrojtësi prizrenas, Mazreku. Ndërsa, Hajvalia avantazhin e ka dyfishuar në minutën e 65-të nëpërmjet Semir Zenelit. I njëjti futbollist ka shënuar edhe në minutën 75-të, për rezultat përfundimtar,3:0. Fitorja e Hajvalisë ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur gjuajtja e Semir Zenelit në minutën e 38-të të përfundonte në rrjetë, e jo në transversalen e portës.

Ndërsa, rastin më të mirë për mysafirët e ka pasur Vedat Muriqi, i cili e ka goditur shtyllën prej një distance shumë të largët.

Ferronikeli – Vëllaznimi 1:0

Ferronikeli e ka shënuar një fitore tepër të rëndësishme, pasi e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal, 1:0. Në fakt, gjakovarët e kanë administruar lojën përballë ekipit nga Drenasi, i cili prej minutës së 25 ka luajtur pa Fidan Gerbeshin e përjashtuar me karton të kuq. Por, pavarësisht kësaj, ekipi i Ramiz Krasniqit në minutën e 88-të ia ka dal ta shënoj golin e fitores. Këtë gol të ‘artë’ e ka realizuar Fitim Haliti.

Hysi – Drenica 0:0

Drenica nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë si mysafire e Hysit në Merdarë. Kjo pasi përballja mes tyre ka përfunduar pa gola, ndonëse vendasit në pjesën më të madhe të ndeshjes kanë luajtur pa Bujar Idrizin, e përjashtuar me karton të kuq. Pavarësisht kësaj, llapjanët e kanë pasur rastin më të mirë për të realizuar gol, kur në minutën e 65-të Zylfallari e ka qëlluar shtyllën e portës kuq e zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›