E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti PD dhe PS bashke ne Strasburg kunder Martyt

Rezoluta deputetet e pozites dhe opozites njesojne qendrimin. Idrizi Po bejme gati rezoluten

Politika shqiptare njeson qendrimin per raportin e deputetit zviceran Dick Marty. Anetaret e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes diskutuan per afro 45 minuta per menyren se si ky raport qe akuzon UCK-ne per trafik organesh ne Shqiperi do te kundershtohet gjate diskutimit te tij ne Strasburg me 24 janar. Per here te pare qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 socialistet dhe demokratet kishin qendrim te perbashket. Mesohet se ne takimin e djeshem eshte diskutuar paraprakisht per qendrimin ndersa po punohet dhe per hartimin e nje rezolute e cila do te miratohet ne seancen e pare plenare per kete vit.

Kunderreagimi

Rrezimi i raportit te Dick Marty permes te cilit akuzohet direkt Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci qe si ish-komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves ka trafikuar organet e ushtareve serbe. Ky eshte objektivi i pare dhe i vetmi i delegacionit shqiptar ne punimet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes nga data 24 deri me 28 janar. Pikerisht per kete qellim u zhvillua dje nje takim mes anetareve te mazhorances dhe atyre te opozites. I pyetur lidhur me diskutimet e djeshme Shpetim Idrizi njeri prej anetareve te delegacionit pohoi Do te behet gati rezoluta per ta miratuar Kuvendi ne seancen e pare nderkohe qe do te vijojne takimet per te caktuar strategjine dhe lobimin. Edhe deputeti socialist Arben Ahmetaj pohoi per mediat se ky ishte nje takim pune per te rakorduar qendrimet e dy forcave politike ne nje te vetme. Ishte nje takim pune per te rakorduar qendrimet mes anetareve te delegacionit. Synojme te dalim ne nje qendrim te perbashket. Takimet do te vijojne edhe ne ditet ne vijim - theksoi Ahmetaj. Qe pas publikimit te raportit te deputetit zviceran Tirana zyrtare ne unison te plote edhe me qendrimin e Prishtines zyrtare i kane cilesuar pretendimet e ngritura ne raport shpifje e trillime duke u kerkuar institucioneve nderkombetare qe te hetojne ne lidhje me cdo ceshtje qe ka te beje me krimet e luftes ne ish-Jugosllavi.

Kryeministri Sali Berisha Presidenti Bamir Topi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli kryesocialisti Edi Rama dhe deputete te Parlamentit kane kerkuar gjithashtu qe edhe Dick Marty te paraqese prova per akuzat e ngritura. Duke e cilesuar Luften Clirimtare te popullit te Kosoves si nje nga faqet me te ndritura te lirise se kombit shqiptar por edhe te Ballkanit kryeministri Berisha pak dite me pare ne nje takim me ish-kryeministrin kosovar Agim Ceku e cilesoi raportin e Dick Martyt si shpifje dhe trillime te gatuara ne Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionaliste te tjere serbe. Delegacioni shqiptar do te kryesohet nga kryeministri Sali Berisha ndersa ai serb nga presidenti Boris Tadic. Te dy kreret e dy shteteve do te mbajne nje fjalim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›