Redford xhiron bashkë me LaBeouf
Në muajin shtator, Robert Redford do të fillojë xhirimin e filmit të tij të ri, që quajtur “The Company You Keep” (Shoqëria që e Ruan). Xhirimi i filmit të zhanrit trillet do të fillojë në Vancouver, në Kanada, ndërkaq Redford do të shfaqet si regjisor dhe protagonist i tij.
Paralelisht, në mesin e aktorëve të tjerë që do të shfaqen në film është edhe aktori, Shia LaBeouf, që njihet nga filmi “Transformers”.
Përndryshe, Redford në film luan rolin e një ish-militanti të organizatës Weather Underground, i cili ndonëse i kërkuar nga FBI, kishte jetuar për 30 vjet me identitet të rremë. Gazetari, që luhet nga LaBeouf, mëson identitetin e vërtetë të Redford, dhe ky i fundit detyrohet të arratiset.
Redford ka qenë edhe regjisor i filmave si "Haywire" dhe "The Limey", ndërkohë që filmi i ri i tij ende është në fazën e para produksionit.