E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes kompozitori Khachaturian

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 10:24

Kompozitori armen, Karen Khachaturian, që njihej si artist i popullit në kohën e ish-BRSS, ka vdekur të enjten në Moskë, në moshën 90-vjeçare, njoftoi për agjencinë RIA Novosti, zëdhënësi i Unionit të Kompozitorëve të Rusisë, Andrej Unsitnov.

Ministri rus i Kulturës, Alexander Avdev, e përshkroi kompozitorin e njohur si të talentuar, virtuoz dhe një njeri të mirë.

Gjatë jetës Karen Khachaturian ka shkruar muzikën për 40 filma, dhe ka qenë kompozitor i himneve kombëtare të dy shteteve afrikane, Somalisë dhe Zanzibarit. Përndryshe, Karen Khachaturian ishte nipi i kompozitorit dhe dirigjentit shumë të njohur armen, Aram Khachaturian, i cili vdiq në vitin 1978.

Karen u lind më 19 shtator 1920, në një familje artistësh - ngase nëna e tij ishte aktore, kurse babai producent. Më së tepërmi u mor me kompozimin e muzikës për filma artistik dhe të animuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›