E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni duhet të qëndrojë i qetë

Jupp Heynckes thotë se Bayern Munichu duhet të mbetet i qetë, pas humbjes së parë që e pësoi në Bundesliga të dielën nga Bayer Leverekuseni.

Humbja 2:1 i dha fund serisë pozitive të Bavarezëve.

“Ne jemi stabil dhe ky ekip është i orientuar në rrugën e duhur. Nuk jam i merakosur”, deklaroi trajneri gjerman në konferencë për shtyp të mërkurën.

“Ne duhet ta dimë ta menaxhojmë këtë situatë dhe të e mendojmë më të keqen. Ekipi do të mundohet të demonstrojë lojë të mirë dhe të arrijë rezultate të mira në javët në vijim”, vazhdoi Heynckes. Bayerni luajti të mërkurën mbrëma ndaj Kaiserslauternit në Kupën e Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›