Indi, mbi 100 të vdekur gjatë pelegrinazhit

Mbi 100 persona kanë mbetur të vdekur në Indi gjatë një riti fetar hinduist. Lajmi është njoftuar nga policia e shtetit të Keralas, ku edhe ndodhi tragjedia. Ndërkohë janë të paktën 25 të plagosur. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur kur një xhip ka kaluar mbi turmën e pëlegrinëve të cilët po largoheshin nga tempulli hinduist i Sabarimalës drejt një zonë të izoluar malore.
Pelegrinazhi kishte filluar që në nëntor të vitit të kaluar dhe ka zgjatur dy muaj. Fatkeqësisht tragjedi të tilla nuk janë të rralla në Indi. Në marsin e kaluar vdiqën 63 persona gjatë shpërndarjes së ndihmave në një zonë të varfër, ndërsa në vitin 2008 vdiqën më shumë se 145 persona gjatë një pelegrinazhi në një tempull në Himalaje.